Sensational from Spain, Inter reaches preliminary agreement with Simeone, but...

2026-02-23 10:49:44 / SPORT ALFA PRESS

Sensational from Spain, Inter reaches preliminary agreement with Simeone, but...

Nga Spanja vjen një lajm i bujshëm me protagonistë Diego Pablo Simeonen dhe Interin. Sipas programit ‘El El Chiringuito de Jugones’, trajneri argjentinas do të largohet nga Atletico Madrid në fund të sezonit dhe madje ka arritur edhe një marrëveshje paraprake me Interin për sezonin 2026-27.

Por një lajm i tillë nuk gjen konfirmin më median italiane, që gjithsesi shkon përtej kufijve të merkatos për të paktën 2 motive: paga e Simeones (që ka qenë futbollist i Interit në periudhën 1997-1999) që është plot 34 milionë euro bruto dhe motivi i dytë është pikërisht puna shumë e mirë e bërë nga Cristian Chivu.

Me trajnerin rumun në pankinë, Interi është në krye të klasifikimit në Serie A me 10 pikë më shumë se Milani, po kështu zikaltrit janë në gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe janë edhe me shpresën për të përmbysur humbjen ndaj Bodo/Glimt në sfidën e parë të playoffit të Ligës së Kampioneve.

 

Happening now...