U gjet i armatosur në një lokal, arrestohet në Tiranë nipi i "Gaxhait"

23 Shkurt 2026, 09:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

U gjet i armatosur në një lokal, arrestohet në Tiranë nipi i

Policia ka arrestuar në Tiranë për armëmbajtje pa leje nipi i Gaxhait.

Shërbimet e Komisariatit nr.1 arrestuan në flagrancë shtetasin Silger Dimo, i cili qëndronte i armatosur në ambientet e një lokali në rrugën "Selman Riza".

Policia sekuestroi armën e zjarrit tip pistoletë. Dimo kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi edhe më parë ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje. 

Kush ishte banda e Gaxhait?

Mbi 20 vite vrasje, përgjakje, grabitje me armë e shumë vepra të tjera kriminale.

Ky është “Gaxhai” i tmerrshëm i Vlorës, “bëmat” e të cilit e kanë zanafillën në vitin e errët 1997, me bandën e Zani Çaushit, dhe që vijojnë edhe në ditët e sotme.

Bëhet fjalë për Gazmir Brakën, emri i njohur nga vitet 1997.

Ndaj “Gaxhait”, i cili ishte “koka” e një prej bandave të rrezikshme në Vlorë, rëndojnë disa burgime të përjetshëm për vrasje e masakra të përgjakshme.

“Gaxhai” ka dy dënime me burgim të përjetshëm, i pari i është dhënë për vrasjen e Ilir Pajës dhe Arbën Xhungës, dy shokëve të Lulzim Berishës në Durrës.

Ndërsa dënimi i dytë i është dhënë për vrasjen e Bashkim Dules, Sadik Kurti, Avdul Bajrami, Dhimitraq Mishka, Zini Haruni, Robert Myftari dhe policit Viron Rrapaj.

Ai është një emër shumë i njohur për drejtësinë, pasi vrasjet dhe përplasjet me grupin e Zani Çaushit kanë nisur që në vitin 1997.

Në atë kohë, ai krijoi bandën e tij të armatosur, në fshatin Cerkovinë dhe zonat përreth, ku edhe kryenin aktivitetin e tyre kriminal.

Ai kishte një bandë të mirëorganizuar dhe që ecte gjithmonë e armatosur, të cilën e quajti “Banda e Gaxhait”, pra në emrin e tij.

Banda e tij u bë më e konsoliduar pas konfliktit që nisi me bandën e Zani Çaushit.

Kështu, në atë kohë “Banda e Gaxhait” shkoi e organizuar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për të marrë blindat dhe për t’u mbrojtur nga banda rivale, duke treguar qëndrueshmëri, organizim dhe mjaft rrezikshmëri për rendin kushtetues në veprimet e tyre kriminale.

Krimet më të përgjakshme janë kryer në funksion të konfliktit që kjo bandë kishte më bandën rivale të Zanit, ku krijuesi dhe personi që organizonte gjithçka ishte pikërisht Gazmir Brakaj “Gaxhai”.

 

Po ndodh...