Juglindja vijon të jetë e izoluar, rruga dytësore e hapur për kalim provizor pëson fundosje dhe rrëshqitje toke

23 Shkurt 2026, 11:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Juglindja vijon të jetë e izoluar, rruga dytësore e hapur

Segmenti rrugor në zonën e “Arrat e Gurrës”, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, i cili pritej të hapej mesditën e sotme pas ndërhyrjes me by-pass dhe aktivizimit të një rruge dytësore, ka pësuar një zhvillim të ri.

Sipas njoftimeve zyrtare, rruga dytësore e hapur për kalim provizor ka pësuar fundosje dhe rrëshqitje toke, duke dëmtuar punimet e kryera dhe duke e bërë segmentin aktualisht të pakalueshëm.

Për arsye sigurie, janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese, ndërsa është ndaluar qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve në këtë aks.

Strukturat shtetërore pritet të kryejnë një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik të zonës, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje të menjëhershme.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare për çdo përditësim lidhur me situatën.

Po ndodh...