Meksika në kaos, shtyhen ndeshjet e futbollit nga dhuna pas vrasjes së ‘El Mencho’

23 Shkurt 2026, 14:06 / BOTA ALFA PRESS

Meksika në kaos, shtyhen ndeshjet e futbollit nga dhuna pas vrasjes së

Katër ndeshje të kampionatit meksikan të futbollit u shtynë ditën e diel pas dhunës së shpërthyer dsi pasojë e operacionit policor që solli vrasjen e narkotrafikantit Nemesio ‘El Mencho’ Oseguera Cervantes.

Dy ndeshje të kategorisë kryesore në vend, Queretaro-Juarez në futbollin e meshkujve dhe Chivas-America në kampionatin e vajzave dhe 2 ndeshje të Divizionit të Dytë në futbollin meksikan u anuluan. Ndërkaq, përfaqësuesja meksikane ka në program një ndeshje miqësore me Islandën për t’u zhvilluar ditën e mërkurë në stadiumin Corregidora të Queretaro, por për këtë ndeshje, Federata Meksikane e futbollit nuk ka marrë ndonjë vendim.

Kujtojmë se Meksika këtë verë do të presë kampionatin botëror të futbollit së bashku me SHBA dhe Kanadanë. Pas operacionit që solli vrasjen e shefit të kartelit Jalisco Nueva Generacion, anëtarë të dyshuar të grupeve të organizuar kriminale iu vunë flakën autobusëve, bllokuan rrugë dhe janë përleshur me forcat e rendit. Shteti perëndimor i Jalisco, ku u krye operacioni ka regjistruar numrin më të lartë të bllokimeve, 65, kryesisht të rrugëve federale dhe shtetërore si dhe të rrugëve urbane kyç. Regjistrohen të paktën 26 viktima dhe arrestime të shumta, por mësohet se situata është në përmirësim.

 

Po ndodh...