Në protestë për statusin! Minatorët para Kryeministrisë pas rrëzimit, paralajmërojnë përshkallëzim

23 Shkurt 2026, 15:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Në protestë për statusin! Minatorët para Kryeministrisë

Sindikata e Minatorëve ka zhvilluar kete te hene nje proteste para Kryeministrisë, pas rrëzimit të projektligjit “Për statusin e minatorit” gjatë seancës plenare të së enjtes në Kuvend. Minatorët kërkojnë që çështja e tyre të trajtohet seriozisht dhe të gjendet një zgjidhje për të garantuar të drejtat dhe përfitimet që parashikohen për këtë profesion.

Sindikatat e minatorëve protestuan këtë të hënë para godinës së Kryeministrisë, pas rrëzimit të projektligjit “Për statusin e minatorit” javën e kaluar në Kuvend.

Të mbledhur përpara godinës së qeverisë, minatorët kërkuan që çështja e tyre të trajtohet me prioritet dhe seriozitet

U shprehen se do t’i vijojnë protestat deri në miratimin e kërkesave.

Përfaqësuesit e sindikatave u shprehën të zhgënjyer nga rrëzimi të enjten në seancë plenare me 74 vota kundër, 17 vota pro dhe 1 abstenim, të projektligjit teksa thanë se qindra punëtorë të nëntokës kërkojnë njohjen e statusit të veçantë.

Tre përfaqësues të minatorëve zhvilluan një takim me një përfaqësues të qeverisë, i cili mori shënim kërkesat e tyre dhe premtoi një përgjigje brenda 10 ditësh.

Gjatë protestës, minatorët paralajmëruan përshkallëzim të reagimit nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh.

Po ndodh...