Kërkohet arrestimi i Ballukut, SPAK: Disa "të fortë" kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të saj, i është rënduar pozita!

23 Shkurt 2026, 13:29 / POLITIKË ALFA PRESS

Kërkohet arrestimi i Ballukut, SPAK: Disa "të fortë"

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, njëkohësisht anëtar në Këshillin e Mandateve ka adresuar një sërë pyetjesh për Komisionin, lidhur me mbledhjen që po zhvillohet këtë të hënë, 23 shkurt për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Bardhi i është drejtuar Këshillit të Mandateve, se SPAK  e ka konfirmuar konstatimin e fakteve të reja penale për Ballukun, dhe si e tillë gjendja e saj procedurale është rëndur, çka rrezikon prishjen e provave dhe kryerjen e krimeve të tjera, nëse nuk do t’i hiqej mandati.

Ligjvënësi demokrat, i është drejtuar Këshillit të Mandateve, se hetimi ndaj Ballukut nuk ka prapavijë politike, pretendim që sipas tij nuk është ngritur nga mbrojtja e numrit dy ët qeverisë.

Në vijim të pyetjeve të bëra nga Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi:

1. Prokuroria konfirmon se janë konstatuar fakte të tjera penale për Ballukun. Gjendja e saj procedurale është rënduar. Ka rrezik të prish prova dhe të kryejë krime të tjera.

2. Gjithashtu, konfirmoi se në datë 20 Nëntor 2025 ka intimiduar dy dëshmitarë, duke i kërkuar të ndryshojnë dëshminë.

3. Po ashtu, prokuroria informojë se ka prova se disa persona “të fortë” (duke nënkuptuar elementë të krimit të organizuar) kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të zonjës Balluku. Për këtë kanë paraqitur edhe provat në mbledhjen e Këshillit - transkripte të bisedave.

4. Sipas prokurorisë znj. Balluku apo avokatët e saj nuk kanë ngritur asnjë pretendim për ndikim politik/përndjekje politike nga prokuroria. Hetimi nuk ka sfond politik. Ky fakt u konfirmua edhe nga avokatët e znj. Balluku, të cilët u shprehen se nuk kanë ndonjë pretendim të këtij lloji.

 

Po ndodh...