"The meeting should be held with open doors"/ Socialists and Democrats debate in front of the head of SPAK, the meeting of the Immunities Council begins with tensions

2026-02-23 11:21:43 / POLITIKË ALFA PRESS

"The meeting should be held with open doors"/ Socialists and Democrats

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur shqetësimin për zvarritjen prej më shumë se dy muajsh të shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve ai akuzoi shumicën se ka penguar drejtësinë dhe ka shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit duke mos e trajtuar me prioritet kërkesën e organit të akuzës.

“Ne parim, mbledhjet e organeve te Kuvendit jane te hapura dhe nuk ka asnje arsye qe kjo mbledhje te mbahet me dyer te mbyllura. Ju zoti Kryetar keni detyrimin qe ta hidhni kete ne votim. Nuk mund ti fshiheni publikut vjedhjen nga Belinda Balluku te miliona eurove, apo bashkefajesine e Edi Rames ne kete çështje”, mësohet të ketë thënë Bardhi, i cili më pas ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet e hapur për mediat.

Sipas tij, transparenca është parim themelor i funksionimit të organeve parlamentare dhe nuk ka arsye që diskutimet të mbahen me dyer të mbyllura.

Kujtojmë se mbledhja e fundit e Këshillit u zhvillua më 19 dhjetor të vitit të kaluar dhe zgjati rreth pesë orë. Në të morën pjesë kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, i sapoemëruar në detyrë në atë kohë, si dhe prokurorët e çështjes, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Avokati i saj, Ardian Kalija, së bashku me deputetët e shumicës, kërkuan disa javë kohë për t’u njohur me provat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa prokurorët e SPAK vlerësuan si të mjaftueshëm një afat prej tre deri në pesë ditësh. Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin ra dakord që materiali hetimor, i përmbledhur në një pajisje USB me mijëra faqe dokumente, t’u shpërndahej anëtarëve.

Siç është njoftuar zyrtarisht, Prokuroria e Posaçme e akuzon Belinda Balluku për kryerjen e veprës penale "Shkelje e barazisë në tendera", në dy raste; për Tunelin e Llogarasë dhe për tre Lote të ndërtimit të Unazës së Madhe në Tiranë.

Në këto kushte, SPAK i ishte drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesën për pezullimin e saj, kërkesë të cilën Këshilli i Ministrave nuk e pranoi dhe e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, duke deklaruar se ishte cënuar puna e Qeverisë.

Por, Gjykata Kushtetuese nuk arriti të marrë një vendim për kërkesën e kryeministrit Edi Rama lidhur me ankimin e masës të GJKKO-së, për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, pasi votimi përfundoi 4 me 4.

Mosarritja e shumicës së kërkuar krijoi një situatë të paprecedentë, e cila sipas ekspertëve të së drejtës kushtetuese, ka prodhuar pasoja juridike të reja, jo si rezultat i një vendimi, por si pasojë e mungesës së tij.

Belinda Balluku është numri dy i qeverisë shqiptare dhe në mungesë të kryeministrit, ajo ka atributet kryesore të drejtimit të vendit. Përveç propozimeve për ndryshime në kabinet të cilat janë detyrë ekskluzive e kryeministrit, zëvendësi ushtron të gjitha të tjerat.

 

Happening now...