The February 28 protest, Berisha warns: It will be different, an uprising that passes into the phase of diversification of actions

2026-02-23 12:58:38 / POLITIKË ALFA PRESS

The February 28 protest, Berisha warns: It will be different, an uprising that

Sali Berisha ka paralajmëruar se protesta e radhës, të shtunën, do të jetë një kryengritje që kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve.

“Do jetë kryengritje nga më të fuqishmet, nuk do jetë e llojit të atyre që keni parë. Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve dhe veprimtarisë së saj”, tha Berisha.

“Ndërkohë e dini, e shtuna është dita e kryengritjes paqësore. Qytetarët mezi e presin për të shprehur zemërimin, revoltën e tyre, urrejtjen e tyre ndaj hajdutëve. Dhe, do të jetë një revoltë, një kryengritje do të thosha më e fuqishmja që ka njohur vendi. Nuk do jetë e llojit të atyre që keni parë.

Tani, kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve dhe veprimtarive të saj. Për të gjitha do informoheni në përputhje me vendimet që do merren. Por e shtuna është dita e triumfit të opozitës, e triumfit të shqiptarëve mbi hajdutët”, tha ai.

 

Happening now...