"He tried to rape the paralyzed girl", 64-year-old Albanian man is wanted in Greece: I hit her on the head with a frying pan

Burri 64-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u raportua për tentativë përdhunimi të një 25-vjeçarje me aftësi të kufizuara, në banesën e familjes së saj në Kypseli të Greqisë, mbetet i zhdukur, ndërsa autoritetet policore vazhdojnë hetimet për ta gjetur dhe arrestuar atë.
Nëna e 25-vjeçarit, Katerina Bekiari, ka përshkruar momentet dramatike që përjetoi kur, me t’u kthyer në shtëpi, pa një burrë duke qëndruar mbi vajzën e saj. Ajo tha se në ato momente kapi një tigan të madh dhe e goditi në kokë, duke u përpjekur ta shtynte dhe të mbronte fëmijën e saj.
Ekspertiza mjeko-ligjore, sipas saj, tregoi se nuk kishte abuzim, një fakt që, siç tha ajo, nuk e priste. Videoja e kamerës së sigurisë e shfaqur në MEGA tregon 64-vjeçarin duke hapur derën e përparme të apartamentit me çelësa dhe duke hyrë dhe më pas duke e kyçur atë pas tij. Pamjet filmike kapin gjithashtu sherrin me nënën, ku të dy bien në dysheme, burri e godet dhe ajo reagon.
Siç ka shkruar protothema.gr 64-vjeçari dyshohet se është takuar me nënën e 25-vjeçares në një kuzhinë të kishës. Padia u paraqit nga nëna, e cila tha se e pa incidentin përmes kamerave në shtëpi dhe menjëherë u kthye me nxitim.
Sipas asaj që nena e vajzes pretendon, kur u përpoq të telefononte policinë, u godit me grushte dhe shqelma. Pas incidentit, 64-vjeçari iku dhe është në kërkim.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
