World Cup 2026/ Neymar in the Brazil training camp, hugs Ancelotti

2026-05-28 14:06:33 / SPORT ALFA PRESS

World Cup 2026/ Neymar in the Brazil training camp, hugs Ancelotti

Ishte futbollisti më i diskutuar, por pas një përpjekje të madhe, Neymar arriti të fitojë vendin mes 26 futbollistëve të përfaqësueses braziliane për të qenë në Botërorin e kësaj vere.

Sulmuesi aktual i Santosit  mbërriti në Granja Comary  qendra stërvitore e Seleçaos në Rio De Janeiro dhe u prit me entuziazëm nga shokët e tij të skuadrës.

Neymar po kështu u takua edhe me trajnerin Carlo Ancelotti me të cilin pati një përqafim plot ngrohtësi. Mes futbollistëve që përshëndetën Neymar ishin Danilo, Alex Sandro, Casemiro, Paqueta, Vinicius Jr apo Raphinha. Në ditët e kaluara në rrjetet sociale bëri xhiron e botës imazhi i Neymar në lot kur mësoi se ishte i përfshirë në listën e të grumbulluarve të Ancelottit për Botërorin që do të luhet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.

Por në këtë moment, Neymar, shënuesi më i mirë në historinë e kombëtares braziliane po përballet me një problem në pulpë, por që nuk e kompromenton pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by CBF • Seleção Brasileira de Futebol (@brasil)

 

Happening now...

ideas