Fatal accident in Fier, 30-year-old man dies

2026-05-28 15:56:48 / AKTUALITET ALFA PRESS

Fatal accident in Fier, 30-year-old man dies

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar mesditën e sotme në aksin Fier–Darëzezë, pranë fshatit Levan.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, ndërsa për pasojë ka humbur jetën një i ri rreth 30 vjeç.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe automjeti zjarrfikës, të cilët po punojnë për nxjerrjen e mjetit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga, ndërsa hetimet vijojnë.

 

Happening now...

ideas