Balluku kthehet në “barrë” për integrimin në BE? Zv/kryeministrja Koçiu: Nuk jemi bërë pengesë për drejtësinë. Opozita s’ia doli të na njollosë

2026-05-28 14:14:15 / POLITIKË ALFA PRESS

Balluku kthehet në “barrë” për integrimin në BE?

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu në një dalje për mediat pas mbledhjes së qeverisë, u pyet në lidhje me çështjen e hapur që ka paraardhësja e saj, Belinda Balluku me drejtësinë, si dhe bllokadën e PS në Kuvend, që me forcën e kartonit refuzoi të jepte autorizimin për arrestimin e socialistes.

Koçiu tha se në fakti që u miratua raporti i IBAR, tregoi se qeveria dhe PS në Kuvend nuk ka penguar asnjëherë drejtësinë.

Pyetje: Një nga pikat që ju përmendet është drejtësia. BE ka ngritur shqetësimin se mazhoranca ka penguar drejtësinë në rastin e ish-paraardhëses tuaj, Belinda Balluku. A do të ndryshojë qeveria qasjen e saj ndaj drejtësisë dhe vendimmarrjet?

Koçiu: Qëndrimin ka qenë i qartë. Ky qëndrim nuk ka penguar dhe as pengon BE dhe negociatat. Vendimmarrja e fundit e tregon më së miri se qeveria shqiptare, institucionet, por dhe PS në Kuvend, ka zhvilluar dhe vijon të diskutojë në qasje konstruktive dhe vijon të dialogojë. Këto vendimmarrje nuk e kanë cënuar drejtësinë shqiptare dhe nuk vihet në pikëpyetje raporti i saj me drejtësinë. Këto janë aludime të opozitës dhe atyre që e njollosin dhe përbaltin Shqipërinë përditë, por nuk ia dolën sot. Por ne jemi këtu për të diskutuar sot për të mbyllur kapitujt brenda kësaj dekade. Ne bëjmë detyrat, me përkushtim dhe me seriozitet. Nuk është e thjeshtë, por është një punë e jashtëzakonshme e administratës publike. Raporti i IBAR do të duhet të lexohet i qartë, siç është shkruar. Mirë do të ishte që mos të bënim interpretime të gabuara.

Happening now...

ideas