Shembje në rrugën Elbasan-Librazhd, qytetarët bllokohen në trafik

Prej muajsh, segmenti rrugor Elbasan–Librazhd është kthyer në një makth të përditshëm për mijëra qytetarë që udhëtojnë drejt juglindjes së vendit.
Punimet e nisura në këtë aks, i cili ka rëndësi strategjike për qarkullimin, kanë sjellë bllokime të gjata dhe vonesa të papërballueshme.
Së fundmi qytetarët raportojnë se rruga, që duhej të ishte një lidhje e shpejtë dhe funksionale, është shndërruar në një burim të vazhdueshëm kolonash kilometrike.
Shqetësimi më i madh lidhet me sigurinë rrugore. Mjetet e punimeve operojnë shumë pranë automjeteve që kalojnë, ndërsa hedhja e inerteve dhe gurëve buzë rrugës rrit ndjeshëm rrezikun për aksidente.
Drejtuesit e mjeteve thonë se çdo kalim në këtë segment është një sfidë e rrezikshme për jetën.
Pritjet zgjasin për orë të tëra, ndërsa drejtuesit e mjeteve mbeten të bllokuar mes vapës, pluhurit dhe zhurmës së mjeteve të rënda, shpesh pa asnjë informacion mbi ecurinë e qarkullimit.
Happening now...
ideas
Enver-Sali!
Idolaters and idolatry have nothing to do with democracy!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128