Shakira nuk kalon pa u vënë re, pikaset me partnerin e ri! Në një lidhje me aktorin meksikan?

2026-06-18 16:01:04 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Shakira nuk kalon pa u vënë re, pikaset me partnerin e ri! Në

Shakira është rikthyer në vëmendjen e mediave rozë pas raportimeve se është parë së fundmi në shoqërinë e aktorit meksikan Manuel Garcia-Rulfo në Los Anxhelos.

Sipas mediave ndërkombëtare, takimi mes tyre ka nxitur menjëherë spekulime për një afrim të mundshëm romantik. Garcia-Rulfo njihet për rolin e tij në serialin e njohur “The Lincoln Lawyer”, ku interpreton personazhin kryesor.

Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga asnjëra palë, paraqitja e përbashkët ka mjaftuar që rrjetet sociale dhe mediat e showbiz-it të aludojnë për një histori të re dashurie.

Prej ndarjes së bujshme nga ish-futbollisti Gerard Piqué, me të cilin ka dy fëmijë, Shakira ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e saj private, duke zgjuar interes të madh të publikut dhe mediave.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse takimi në Los Anxhelos ka qenë thjesht miqësor apo fillimi i një romance të re, ndërsa fansat po ndjekin me kuriozitet çdo zhvillim të ri.

Happening now...

ideas