Pulë me petë në tavë

Përbërësit:
1 pulë mesatare
600 gr miell
400 ml ujë
(ose petë të pjekura të gatshme)
2 kokrra qepë
100 gr gjalpë /margarinë
Pak niseshte
Vaj ulliri
Kripë, piper
Përgatitja:
Këtë gatim mund ta bëjmë me petë të gatshme të pjekura ose me petë të përgatitura vetë. Në fillim përgatisim brumin për petët. Në një enë hedhim miellin, e hapim në mes, hedhim një lugë vaj ulliri, pak kripë dhe ujin e vakët. E përziejmë mirë për 5-6 minuta dhe e mbulojmë me një qese kuzhine. E lëmë të pushojë për 30 minuta.
Në një enë kaurdisim qepët e grira hollë derisa të skuqen pak. Më pas hedhim mishin duke e kaurdisur për 5-6 minuta të tjera së bashku me qepën. I hedhim pak piper dhe spec sipas dëshirës. Shtojmë ujë dhe e lëmë për disa minuta të tjera.
Ndërkohë ndajmë brumin në 10 -12 toptha të vegjël. Petët i hapim me okllai duke i spërkatur sipër me niseshte. I pjekim një e nga një në furrë sa të zverdhen pak në temperaturë maksimale. Marrim një tavë, e lyejmë me gjalpë dhe i hedhim pak lëng mishi. Vendosim petën e parë dhe e spërkatim me lëngun e mishit. Kështu vazhdojmë derisa të vendosim 5-6 petë.
Petët e sipërme i copëtojmë dhe i vendosim sipër petëve të tjera duke vazhduar spërkatjen me gjalpë dhe lëng mishi. Në fund mbi petët vendosim thelat e pulës dhe e vendosim në pjekje në furrë të nxehur në 200 gradë për 15-20 minuta.
Receta nga Zonja Albana, emisioni "Rreze Dielli"
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
ideas
Who is the Surrel Rabbit?
The two wrong paths of the opposition with the Ombudsman
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
