VIDEO/ Biznesmeni Klodian Allajbeu paraqitet në SPAK, shkon i shoqëruar nga avokati i tij

Biznesmeni Klodian Allajbeu është paraqitur mesditën e kësaj të marte në ambientet e Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ai është parë teksa hynte në godinën e SPAK i shoqëruar nga avokati i tij. Burime për mediat bëjnë me dije se kjo paraqitje e Allajbeut pranë Strukturës së Posaçme ka ardhur në vijim të hetimeve për koncesionin e laboratorëve në Shëndetësi.
Ditë më parë u tha se kontrollet e zhvilluara nga SPAK në kompani të lidhura me Allajbeun dhe me Spitali Amerikan lidhen me hetimet për koncesionin e laboratorëve në shëndetësi.
Gjatë këtyre kontrolleve janë sekuestruar dokumente, telefona celularë, kompjutera dhe materiale të tjera që konsiderohen të rëndësishme për hetimin e koncesionit me vlerë mbi 100 milionë euro. Kontrollet janë kryer në kompanitë koncesionare dhe në subjekte të tjera të dyshuara si të lidhura me këtë çështje.
Sipas raportimeve, gjatë kontrollit personal ndaj biznesmenit është sekuestruar edhe telefoni i tij celular, të cilin Allajbeu ka kërkuar t’i rikthehet nga gjyqtarja e hetimit paraprak, Elsa Ulliri.
Lidhur me këtë paraqitje të Allajbeut në SPAK priten më tepër detaje në vijim.
Happening now...
Germany, the "curse" of Rama and Berisha
ideas
We are witnesses to the atrocity that is taking place in Vlora!
When crisis becomes a system: Dilemmas of the Republic of Kosovo
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128