“Rama sfidoi partnerët tanë ndërkombëtarë”, Berisha: “Koka e shtrirë nuk pritet”, opozita nuk dorëzohet deri në largimin e tij

Gjatë fjalës së tij me drejtuesit e PD në qarqe, Berisha tha se opozita nuk do të heqë dorë nga protestat deri në largimin e Edi Ramës nga pushteti.
Sipas tij, nuk janë vetëm firmat e Ballukut, por AKSHI është gropa e zezë e Edi Ramës.
“Janë qindra e qindra milionë euro nga kunati i Linda Ramës dhe të gjitha skemat e pengmarrjes kanë pasur vetëm një qëllim, që t’i fitojë Linda Rama me kunatin e saj, Armand Frangu.
Këto aferat e Ballukut shkojnë në miliarda ato 6 dosje që kanë prokurorët ishin 1.2 miliardë, por ajo në çdo firmë që ka, ka një aferë.
Ka administruar 12 miliardë euro të shqiptarëve. Dua të them se, për nga virulenca e krimit, në krye të të gjithave qëndron AKSHI, Aspekti tjetër është se janë fshirë dhe ndryshuar pronësi në mijëra raste, se Ergys Agasi, me porosi të Edi Ramës, ka shtrirë duart e tij të zeza në të gjithë materialin digjital që ka pasur e-Albania, dhe më i çmuari janë pronat.
Kanë dekodifikuar email-et e qytetarëve dhe kanë bërë transferat dhe zhvendosjen e mijëra pronave. Suksesi i madh është AKSHI, thoshte Edi Rama. Dhe sot Edi Rama ka vendosur në drejtim të atij institucioni një delinkuent që ka marrë pjesë në këto operacione, që të ruajë kontrollin e plotë, një Igli Tafa”, tha Berisha.
Sali Berisha: Ky është vlerësimi i PD për vendimin e Edi Ramës për të mbrojtur Lubi Ballukun dhe siç theksova, pas këtij vendimi ndodhi lubizimi i plotë i drejtimit, i qeverisë, narkoqeverisë dhe institucioneve të tjera.
Do të ishte naivitet i pafalshëm të mendohet se po ja, nuk është më Lubia.
E vërteta për secilin prej nesh duhet të jetë e qartë se jo vetëm që është ajo, por ajo është shumëfishuar.
Sepse është Edi Rama, i cili vendosi në postë shërbëtorë kësaj here të Lubisë.
Edi Rama, nga ana tjetër, me këtë rast nuk sfidoi vetëm Kushtetutën e Shqipërisë.
Nuk sfidoi vetëm ligjet e tjera të vendit, protestat e thirrjet e fuqishme të opozitës, por ai sfidoi haptas për të shpëtuar lëkurën e tij, edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët me deklarata publike, i bënë të qartë se bllokimi i funksionit të prokurorisë dhe drejtësisë, bllokimi i luftës kundër korrupsionit, janë të papajtueshme me standardet e BE.
Por edhe njëherë, një njeri që ka lëkurën e vet në rrezik nuk njeh ligj, standard përveç interesit të lëkurës së tij.
Situata është edhe më e rrezikshme sepse Edi Rama po shtrëngon pas mbrojtjes që i bëri Lubisë, e vërteta është se bota e krimit është më e aktivizuar se kurrë.
Në këto rrethana, çdo njeri duhet të pyesë veten, cila është alternativa e opozitës?
Alternativa e opozitës është vetëm sulmi ndaj kësaj qeverie.
Edhe e vërtetë, koka e shtrirë vetëm pritet. Ta ketë të qartë çdo qytetar.
Përkundrazi, ne nuk do shtrijmë kokën kurrë.
Ne do ngrihemi gjer në largimin e tij.
Do ishte katastrofa më e madhe kombëtare sikur ne të pranonim si akt të kryer këtë akt të paprecedent të Edi Ramës.
Këto aferat e Ballukut shkojnë në miliarda ato 6 dosje që kanë prokurorët ishin 1.2 miliardë, por ajo në çdo firmë që ka, ka një aferë. Ka administruar 12 miliardë euro të shqiptarëve. Dua të them se, për nga virulenca e krimit, në krye të të gjithave qëndron AKSHI, gropa e zezë e Edi Ramës, kopshti i Edi Ramës. AKSHI janë qindra e qindra milionë euro nga kunati i Linda Ramës dhe të gjitha skemat e pengmarrjes kanë pasur vetëm një qëllim, që t’i fitojë Linda Rama me kunatin e saj, Armand Frangu.
Aspekti tjetër është se janë fshirë dhe ndryshuar pronësi në mijëra raste, se Ergys Agasi, me porosi të Edi Ramës, ka shtrirë duart e tij të zeza në të gjithë materialin digjital që ka pasur e-Albania, dhe më i çmuari janë pronat. Kanë dekodifikuar email-et e qytetarëve dhe kanë bërë transferat dhe zhvendosjen e mijëra pronave. Suksesi i madh është AKSHI, thoshte Edi Rama. Dhe sot Edi Rama ka vendosur në drejtim të atij institucioni një delinkuent që ka marrë pjesë në këto operacione, që të ruajë kontrollin e plotë, një Igli Tafa.
Rama po mbron me çdo kusht të gjithë zotërimin mbi AKSHI-n. Pafytyrësish e paraqet Mirlindën si të pafajshme, si të gjorë. U thoshte shqiptarëve se ajo është e ndershme dhe se apartamentin e ka me qira. Ndërkohë, ajo ka vila dhe apartamente të blera me paratë e vjedhura nga shqiptarët.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128