Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, Berisha: Kandidatët për bashki nuk duhet të jenë politikë, por figura nga shoqëria civile

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD. Në qendër të diskutimeve ishin zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki të vendit, ku kjo forcë politike ende s’ka dalë me kandidatë, përfshirë Tiranën.
Në një prononcim për mediat Berisha tha se kandidatët e opozitës për bashki nuk duhet të jenë politikë, por figura nga shoqëria civile.
Berisha tha se opozita do të konsiderojë kandidatët e pavarur, teksa tha se kandidatët e PD-së për bashkinë Tiranë dhe 5 bashkitë e tjera duhet të jenë figura nga shoqëria civile dhe jo figura politike.
Berisha: Do konsiderojmë me seriozitetin më të madh kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që konsiderohen të nevojshëm për fitoren e tyre, mbështetjen e PD. Besoj se në një valë me këtë nga diskutimet paraprake janë edhe forcat e tjera opozitare. Dhe kjo jo vetëm në bashkinë e Tiranës por edhe në bashkitë e tjera. Ata që janë të gatshëm të përballen me narkoshtetin e Edi Ramës të masin forcat në garë në interesin më të mirë.
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
ideas
Who is the Surrel Rabbit?
The two wrong paths of the opposition with the Ombudsman
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
