PE godet politikën shqiptare! “PS pengoi arrestimin e Ballukut”, Brukseli: Duhen ndjekje penale e dënime përfundimtare për korrupsionin në nivele të larta

2026-06-17 14:21:40 / POLITIKË ALFA PRESS

PE godet politikën shqiptare! “PS pengoi arrestimin e

Në raportin përfundimtar të Parlamentit Evropian për Shqipërinë 2026, ngrihen disa shqetësime që lidhen kryesisht me sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit, por gjithashtu edhe me lirinë e medias dhe sulmet ndaj gazetarëve.

Sipas raportit, duhen ndjekje penale dhe dënime përfundimtare në lidhje me korrupsionin në nivele të larta.

Kujtojmë se Partia Socialiste me forcën e kartonëve pengoi arrestimin e ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku, duke rrëzuar kërkesën për heqjen e imunitetit të dorëzuar në Kuvend nga Prokuroria e Posaçme.

Rënie alarmante në Indeksin e Korrupsionit: Shqipëria ka rënë nga vendi i 80-të (2024) në të 91-tin (2025) në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International. [AM 112]
-Korrupsioni mbetet “shqetësim serioz”: pavarësisht përparimit në kuadrin ligjor, raporti thekson se korrupsioni mbetet një shqetësim serioz dhe Shqipëria duhet të forcojë kapacitetet policore dedikuara.
-Mungesë rezultatesh në dënime të nivelit të lartë: kërkohet konsolidim i “track record-it” të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare, sidomos në raste të korrupsionit të nivelit të lartë.
-Presion ndaj SPAK: thirrje për të garantuar pavarësinë e vazhdueshme, burimet adekuate dhe kapacitetin operacional të SPAK, “pa kufizuar fuqitë hetimore dhe pa dëmtuar punën e saj” — referencë indirekte ndaj përpjekjeve për ta dobësuar. [AM 100, 124, 128, 132, 137]
-Pasuritë kriminale: kërkohen përpjekje më të forta për gjurmimin, sekuestrimin dhe konfiskimin efektiv të aseteve kriminale”, thuhet në raport.

 

Happening now...

ideas