“Mos bëj zë, do të vërsulen”- Elisa Spiropali reagon për përplasjen me Edi Ramën: Po më këshillojnë të hesht!

Ish ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, njëherësh deputete e PS-së, ka bërë sërish një reagim pas përplasjes me kryeministrin Edi Rama gjatë një mbledhjeje me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar socialist javë më parë.
Përmes një reagimi të gjatë në rrjete sociale, ish ministrja zbulon se është këshilluar që të qëndrojë në heshtje, por shton se e refuzon këtëqasje, duke e cilësuar si pjesë të një “mençurie të ngushtë”, që sipas saj, ka kontribuuar në krijimin e klimës aktuale politike.
Ajo thekson se problemi nuk është një konflikt personal, por një model funksionimi që sipas saj është instaluar gradualisht në qeverisje. Sipas Spiropalit, institucionet po humbasin rolin e tyre si hapësira vendimmarrjeje dhe po shndërrohen në instrumente presioni.
“E kuptoj këtë “këshillë”. Është praktike. Madje edhe e mençur në një kuptim të ngushtë, mediokër, meskin. Por është pikërisht kjo lloj “mençurie” që ka ndërtuar klimën ku ndodhemi sot”, shkruan ish ministrja.
Deputetja thotë se vendimet nuk po merren më në një mënyrë kolegjiale, ndërsa ligji, shton ajo, po interpretohet sipas interesave të momentit.
“Nëse këto mekanizma përdoren edhe ndaj atyre që kanë mbrojtje publike, me detyra të larta shtetërore, çfarë ndodh me ata që nuk kanë asnjë zë?”, shton ajo.
Në reagimin e saj, Spiropali flet edhe për atë që ajo e quan si “drejtorokraci”, e cila ka zëvendësuar politikën me administrim besnikërie brenda Partisë Socialiste. Megjithatë, Spiropali thekson se qëndrimi i saj nuk është personal, por lidhet me një mospajtim më të gjerë mbi mënyrën e funksionimit të shtetit dhe partisë.
“Dhe paralelisht me këtë, është ndërtuar një tjetër deformim i brendshëm. Një parti e gjallë, po zëvendësohet nga një strukturë fosile ku gjithçka filtrohet përmes emërimeve okulte. “Drejtorokracia” është kthyer në mënyrë funksionimi. Ka zëvendësuar politikën me administrim besnikërie. Kjo nuk është ajo për të cilën është ndërtuar Partia Socialiste.
Nuk është as modeli që i ka dhënë legjitimitet pushtetit të saj ndër vite. Për këtë arsye, kjo nuk mund të trajtohet si një çështje personale. Nuk është një përplasje me dikë. Është një mospajtim me një mënyrë funksionimi që po bëhet normë.”, shton ajo.
Deputetja shton se: “Nuk kam frikë nga sulmet. Kam jetuar e jetoj ndër rreshtat e pavdekshëm lasgushianë; “Shpirtkatran që më qërtojnë, janë qën’ që s’më kafshojnë.”Jo se jam e paprekshme, por sepse nëse do të kisha frikë, do ta kisha zgjedhur heshtjen shumë më herët. Heshtja është gjithmonë opsioni më i lehtë në këto situata.”
Po më këshillojnë të hesht. Me të njëjtën mënyrë që përdoret në këto raste: rri rehat, mos bëj zë, do të të vërsulen, nuk ia del dot.
E kuptoj këtë “këshillë”. Është praktike. Madje edhe e mençur në një kuptim të ngushtë, mediokër, meskin. Por është pikërisht kjo lloj “mençurie” që ka ndërtuar klimën ku ndodhemi sot.
Problemi nuk është një individ, një konflikt, një mosvotim në Kuvend, apo një keqkuptim brenda pushtetit.
Problemi është një model që është instaluar gradualisht dhe që sot funksionon pothuajse pa pengesa. Një model ku institucionet nuk janë më hapësira vendimmarrjeje, por instrumente presioni. Ku vendimet nuk merren bashkarisht, por veç. Ku ligji interpretohet sipas nevojës së momentit, dhe jo sipas parimit vizionar.
E kam parë nga afër këtë transformim. Nuk është diçka që ndodh me një vendim të vetëm. Ndodh me tolerime të vogla, me heshtje të arsyetuara, me ndërhyrje që fillimisht duken të padëmshme dhe më pas kthehen në të rëndësishme, deri vendimtare.
Vjen koha kur në një moment, institucionet fillojnë të funksionojnë si zgjatime të vullnetit të pak njerëzve. Disa ministri dhe agjensi shtetërore nuk reagojnë më ndaj ligjit dhe detyrës, por ndaj urdhrit. Nuk i përgjigjen procedurës, por klanit. Dhe në këtë pikë, çdo biznes, çdo media, çdo individ e kupton se nuk është më përballë një shteti, por përballë një makinerie të pashpirt që mund të përdoret kundër tij.
Nëse këto mekanizma përdoren edhe ndaj atyre që kanë mbrojtje publike, me detyra të larta shtetërore, çfarë ndodh me ata që nuk kanë asnjë zë?
Kur struktura shtetërore të emëruara, të promovuara dhe të kontrolluara nga e njëjta dorë, tashmë jo formale, të paraprira nga portale të paguara me para të errëta, fillojnë të sulmojnë në mënyrë brutale deri edhe familjarë, në punë të tyre, atëherë kuptohet qartë se kufijtë janë tejkaluar, dhe se nuk bëhet më fjalë për politikë.
Nuk kam asgjë për të fshehur. Pikërisht për këtë arsye, këto sulme nuk më trembin. Përkundrazi, më bëjnë edhe më të qartë për atë që duhet thënë e duhet bërë.
Këtë model kam refuzuar dhe refuzoj. Ky është modeli që nuk duhet të jetë pjesë e Partisë Socialiste: Refuzimi i realitetit ku institucione publike me fytyrë personale përdoren si hanxharë për të frikësuar, dhe ku mbajtja e ndikimit nuk kërkon performancë, por kontroll. Ku pjesa e ndershme e administratës detyrohet të zbatojë deri urdhëra të paligjshëm për interesa dhe presione eprorësh të dhunshëm dhe fuqiplotë.
Dhe paralelisht me këtë, është ndërtuar një tjetër deformim i brendshëm. Një parti e gjallë, po zëvendësohet nga një strukturë fosile ku gjithçka filtrohet përmes emërimeve okulte. “Drejtorokracia” është kthyer në mënyrë funksionimi. Ka zëvendësuar politikën me administrim besnikërie.
Kjo nuk është ajo për të cilën është ndërtuar Partia Socialiste. Nuk është as modeli që i ka dhënë legjitimitet pushtetit të saj ndër vite.
For this reason, this cannot be treated as a personal issue. It is not a clash with someone. It is a disagreement with a way of operating that is becoming the norm.
I am not afraid of attacks. I have lived and live among the immortal ranks of Lasgushians;
"The dogs that scold me are the ones who don't bite me."
Not because I'm invulnerable, but because if I had been afraid, I would have chosen silence much earlier. Silence is always the easiest option in these situations.
The problem is that this model doesn't just produce injustice. It produces alienation. It alienates people from politics, from faith, from self, from country. It makes life difficult, not because of a lack of opportunities, but because of the control over them.
And if this continues, we will no longer have a political debate about how the country is governed, but a gross, ugly, and deforming lack of institutional accountability.
For me, this is not a purely personal matter. It is an obligation to say that we need to do many things better. Not me, but Time demands it.
The important distinction that needs to be made is not between people. It is between functioning state sectors and abusive personal structures.
The Socialist Party has had and has the energy necessary for improvements and transformation for the benefit of Albania and Albanians.
Happening now...
Denouncing Berishism is a prerequisite for denouncing the government
ideas
American Libra!
The Hungarian lecture and 4 messages for the political establishment in Albania
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128