Afati për Presidentin drejt fundit, Kurti akuzon opozitën: Nuk janë të interesuar për marrëveshje, rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të njëpasnjëshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar të mërkurën se Kosova mund të shkojë në zgjedhje të njëpasnjëshme nëse partitë nuk arrijnë dakordësi për zgjedhjen e Presidentit të vendit, kur kanë mbetur më pak se një javë nga mbarimi i afatit kushtetues për këtë çështje.
Duke folur për gazetarët, ai akuzoi opozitën se nuk janë të interesuar për një marrëveshje e për t’i dhënë fund situatës së krijuar.
“Nëse shkojmë në zgjedhje të reja, nuk do të kemi zgjidhje, meqenëse sërish do të na duhet të shkojmë në zgjedhje të reja, e pas atyre sërish do të na duhet të shkojmë në zgjedhje të reja. Unë nuk e di se si mund t’i kemi 80 deputetë, prandaj është e domosdoshme të merremi vesh. Nuk po më duken (opozita) të gatshëm dhe të interesuar për marrëveshje, dhe ky është një dëm i madh për shtetin e Kosovës”, deklaroi Kurti.
Kujtojmë që edhe pesë ditë kanë mbetur deri te përfundimi i afatit të Gjykatës Kushtetuese për të zgjedhur presidentin e vendit.
Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy raundet e para të votimit, apo me 61 vota në raundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet.
Prandaj nevojitet një marrëveshje mes partive parlamentare për këtë çështje, duke qenë se asnjëra parti, madje as ajo në pushtet e Kurtit me 57 deputetë, nuk e ka një numër kaq të madh deputetësh në Kuvendin me 120 vende.
Happening now...
ideas
Silence as a policy and fear as a system
Is Spiropali a "Magyar", facing the autocrat Rama?!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128