Ergys Agas's expensive wines are seized! How did the businessman justify buying land in Farka for €6/m. AKSHI's Karçanaj received 200 thousand euros in bribes in bottles

2026-04-22 11:42:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ergys Agas's expensive wines are seized! How did the businessman justify

Dje SPAK sekuestroi 40 mln euro që i përkasin grupit të Ergys Agasit, mes tyre pasuri të vetë biznesmenit, apo dhe të ish-drejtoreshës së AKSHI-it, Marlinda Karçanaj dhe Ermal Beqirit.

Në një lidhje live për News24, gazetarja Klodiana Lala, raportoi detaje nga aksioni i SPAK, në bashkëpunim me policinë, ku u zbarkua në “Equos Resort” pasi aty Agasi disponon disa vila të ndërtuara pa leje. Aty sipas SPAK, po planifikohej që të ndërtoheshin të tjera resorte me eksponentë të krimit. Po ashtu është bllokuar dhe tokë që disponohet nga Agasi, njeriu më i kërkuar dhe përfolur në drejtësinë shqiptare aktualisht.

Sipas Lalës, në dokumentacion pretendohet se kjo tokë që ndodhet në zonën e Farkës është blerë me vlerën e 6 euro për metër, çmim qesharak, duke marrë parasysh vlerën reale në këtë zonë. Agasi bashkë me Beqirin konsiderohen si krerë të grupit kriminal që bënte shantazhe dhe merrte peng biznesmenë duke u tërhequr nga tenderat në AKSH. SPAK ka sekuestruar dhe pretendon se janë produkt i krimit dhe një sërë verërash të shtrenjta te Equos Resort.

Forcat policore ndodhen pranë këtij resorti për të bërë vendimin për sekuestrimin e pasurive ndërsa po vijon dhe ndërtimi për një vile që do të duhet të kontrollohet na institucionet përkatëse, ndërsa pretendohet se po ndërtohej pa leje. Mes të tjerash Lala raportoi se SPAK i ka sekuestruar prona dhe ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Marlinda Karçanajt, 2 apartamente në Tiranë dhë një Qerret.

Kryeministri i vendit për të relativizuar veprimtarinë e këtij grupi në Tiranë, deklaroi se Karçanaj jetonte me qira, ndonëse në një pallat te Air Albania. Zonja Karçanaj disponon përmes palëve të treta disa pasuri. Shoferi i zonjës Karçanaj ka dhënë detaje se ku jetonte. Po ashtu SPAK pretendon se Karçanaj ka marrë 200 mijë euro ryshfet, të vendosura në shishe për të shmangur dyshimet për shkak të pozicionit që mbante në AKSH.

Rezulton se ajo jetonte me qira të ulëta, por faktet kanë treguar se këtë pasuri ia kishte dhënë me qira të ulët në çështje nderi Agasit. Por mendohet se disponohet nga vetë Karçanaj. Ndërkohë Agasit i janë sekuestruar pasuri dhe llogari bankare. Kjo është goditja e dytë që bën SPAK, që dyshohet se drejtohet nga Agasi. Jo vetëm Geron Meçe, dyshohet se janë marrë peng dhe shtetas të tjerë. Dhe një shtetase shqiptaro-gjermane dyshohet se ka paguar 2.5 mln eurosh pasi ka qenë në presion dhe shantazh nga ky grup”, tha Lala.

 

Happening now...

ideas