Pse janë tmerruar ramistët dhe berishistët nga Lulzim Basha?

2026-01-12 12:32:08 / EDITORIAL NGA BATO KOSOVA

Pse janë tmerruar ramistët dhe berishistët nga Lulzim Basha?

Ramistët dhe berishistët kanë një gjë të përbashkët sot: Frikën nga rikthimi politik i Lulzim Bashës. Jo rastësisht. Ndërsa politika e Tiranës mbytet në thashetheme, intriga dhe lajme të rreme, Basha shfaqet aty ku politika serioze bëhet: Herë në SHBA, herë në Britani, herë në Bruksel, Berlin apo Paris.

Kontrasti është i qartë. Miqtë e Edi Ramës shpallen non grata nga SHBA, madje edhe në Venezuela, ndërsa vetë Rama refuzohet në Uashington. Sali Berisha mbetet i izoluar, non grata si në SHBA ashtu edhe në Britaninë e Madhe. Ndërkohë, Lulzim Basha vazhdon angazhimin e drejtpërdrejtë me partnerët amerikanë dhe britanikë, veçanërisht në çështje kyçe si përdorimi i aseteve të ngrira ruse.

Vetëm pak ditë më parë u arrit një sukses i parë konkret, bazuar ne Rezolutën Basha. Tridhjetë e pesë shtete dhe Bashkimi Europian kanë nënshkruar një konventë të re për krijimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën, gjatë një konference diplomatike të bashkëorganizuar nga Këshilli i Europës dhe Holanda, e mbajtur në Hagë.
“Ky është një hap i madh përpara në sigurimin e llogaridhënies për Ukrainën. Komisioni Ndërkombëtar i Kërkesave përfaqëson drejtësinë dhe shpresën për dhjetëra mijëra viktima—dëshirën tonë të vendosur që ata që kanë vuajtur të mos harrohen. Unë bëj thirrje për ratifikime të shpejta, në mënyrë që komisioni të nisë punën sa më shpejt për popullin e Ukrainës,”

Dhe të tjera priten në vijim.
Pikërisht këtu fillon paniku në Tiranën e "Trekëndëshit të Bermudës".

Ky realitet ka turbulluar mendjet e sëmura të politikës së vjetër të Tiranës, të cilat përhapin çdo ditë lloj-lloj lajmesh pa asnjë bazë:
– “Do bashkohet me Berishën”,
– “Do bashkohet me Ramën”,
– “Iku nga politika”,
– “U kthye për pazare”.

I kemi dëgjuar të gjitha. Por sot, faktet flasin ndryshe. E vërteta është sërish me Bashën. Gjithçka që tha, po vërtetohet çdo ditë.

Ata që u larguan nga Basha dhe shkuan te Berisha, sot po e pranojnë hapur se me Berishën nuk ka të ardhme. Ata që luajtën lojën e Ramës, të paguar herë nga “Lali”, herë nga “Beli”, po e kuptojnë se projekti i Ramës ka mbaruar.

Amerika dhe partnerët strategjikë i testojnë aleatët si në ditë të mira, ashtu edhe në ditë të vështira. Dhe një gjë tashmë është kuptuar, edhe nga opozitarët, edhe nga sovranistët që për katër vite sulmuan SHBA-në me gurë:
pa Amerikën, opozita është e vdekur. Pikërisht këtë ju tha Basha pas shpalljes non grata të Berishës. Apo jo?!

Kjo është arsyeja e vërtetë pse sot ramistët dhe berishistët janë të tmerruar nga Lulzim Basha. Sepse ai nuk bën politikë për thashetheme, por për interesa strategjike. Dhe sepse lidhjet e vërteta ndërkombëtare nuk zëvendësohen as me propagandë, as me pazare të vjetra.

Në fund të fundit, koha po i vë gjërat në vendin e vet. Dhe kjo i frikëson më shumë se çdo fjalë./Alfapress.al

Happening now...

ideas