Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë, qytetarët në ditën e 17-të të revoltës

Nuk ndalet për të 17-tën ditë radhazi vala e protestave masive që ka përfshirë kryeqytetin.
Ndërsa ditët kalojnë, qëndresa popullore nuk tregon asnjë shenjë tërheqjeje, duke dëshmuar se qytetarët janë të vendosur të shkojnë deri në fund për të arritur qëllimin e tyre.
Me thirrjet e fuqishme që tashmë janë kthyer në kryefjalën e kësaj lëvizjeje, “Rama në burg", "Berisha në burg" dhe “Rama jep dorëheqjen!”, masa kilometrike e protestuesve ka marshuar në shenjë revolte përgjatë rrugëve kryesore.
Nga sheshi, pjesëmarrësit shprehen me tone të prera se nuk do të pranohet asnjë kompromis përveç largimit të menjëhershëm të kreut të qeverisë. Ata paralajmërojnë se rrugët dhe sheshet do të mbeten të mbushura çdo ditë, deri në përmbushjen e plotë të kërkesave të tyre.
Happening now...
Attacks on Dumani and Berisha's silence on Ilir Shtufi
ideas
The ridiculous coherence of the opposition!
The Time Paradox: Did Time Prove Yuri Kim Right?
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128