Aksident i rëndë në autostradën Lushnjë-Fier, fuoristrada përplaset me motoçikletën, plagosen bashkëshortët!

2026-06-05 13:52:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident i rëndë në autostradën Lushnjë-Fier,

Dy persona, bashkëshortë, që udhëtonin në një motoçikletë, janë përplasur me një mjet tip “Range Rover”, në tentativë parakalimi. Edhe motoçikleta edhe automjeti kryen manovër për të parakaluar një mjet bujqësor.

Mjeti tip “Range Rover” për pasojë ka goditur motoçikletën.

Dy personat që udhëtonin në motoçikletë janë marrë me urgjencë dhe janë transportuar për në spitalin e Lushnjës.

Policia e qarkullimit rrugor në vendngjarje për hetimin e shkaqeve që sollën aksidentin. Aksidenti ka krijuar edhe radhë të gjata trafiku në autostradë.

Paraprakisht dyshohet për manovër të gabuar parakalimi edhe nga motoçikleta edhe nga mjeti tip fuoristradë.

Happening now...

ideas