Të vegjlit në Lezhë dhe Shkodër tashmë gëzojnë hapësira të reja lojërash

24 Dhjetor 2024, 20:25 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Të vegjlit në Lezhë dhe Shkodër tashmë
Këtë fundvit, Jumbo dhe Fondacioni Mane kanë rinovuarhapësirat e argëtimit në qytetin e Shkodrës dhe Lezhës, duke sjellë gëzim dhe kushte më të mira për të vegjëlit.

Fëmijët e shkollës 9-vjeçare “Nënë Tereza” në Lezhë dhe tëjetimores “Hans Christian Andersen” në Shkodër do të kenëtashme hapësirat ideale për të luajtur, për t’u argetuar, por edhepër t’u socializuar dhe zhvilluar. Falë mbështetjes së Jumbo-s dhe përkushtimit të Fondacionit Mane, hapësirat e rinovuara tëargëtimit vijnë me kushte më të mira dhe të sigurta, si dhe janëmoderne dhe plotesisht funksionale.

Almarin Liço, Drejtor Ekzekutiv i Jumbo, i cilëson investimet sidëshmi të punës së bërë për të vegjëlit dhe mirëqenien e tyre, ndërsa nuk ngurron të ndalet në synimin që çon perpara nismat e Jumbo.

“Këto projekte janë pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëmpër të përmirësuar jetën e fëmijëve dhe për të kontribuar nëkrijimin e një mjedisi të sigurt dhe stimulues për zhvillimin e tyre. Synimi ynë është të vazhdojmë të investojmë në tëgjitha komunitetet ku veprojmë, duke sjellë ndryshimepozitive dhe afatgjata”, u shpreh Almarin Liço, DrejtoriEkzekutiv i Jumbo.

Këndi i lojërave në shkollën “Nënë Tereza” në Lezhë ështëtransformuar në një hapësirë bashkëkohore, ku fëmijët mund tëkalojnë kohën e lirë duke luajtur dhe duke zhvilluar aftësi fizikee sociale. Po ashtu, hapësirat e rinovuara në jetimoren e Shkodrës janë pajisur me elemente të reja si lodra interaktive, mobilje moderne dhe dekorime që krijojnë një mjedis tëpërshtatshëm dhe mikpritës për të gjithë fëmijët.

“Angazhimi i Jumbo-s dhe Fondacionit Mane reflektonpërgjegjësi të lartë sociale dhe vëmendje të shtuar për brezate ardhshëm. Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe ne ndihemikrenarë që mund të krijojmë hapësira që ndihmojnë nëedukimin dhe argëtimin e tyre”, thekson Almarin Liço, Drejtori Ekzekutiv i Jumbo. 

Grupi BALFIN, përmes Jumbo dhe Fondacionit Mane, punonpër përmirësimin e jetës në komunitet. Hapësirat e reja në Lezhëdhe Shkodër janë një hap drejt një shoqërie më të mirë përfëmijët.

Të vegjlit në Lezhë dhe Shkodër tashmë

Të vegjlit në Lezhë dhe Shkodër tashmë

Të vegjlit në Lezhë dhe Shkodër tashmë

Të vegjlit në Lezhë dhe Shkodër tashmë

Po ndodh...

ide