Rënies së euros nuk po i duket fundi! Pragu që ka arritur monedha europiane

6 Qershor 2023, 16:36 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Rënies së euros nuk po i duket fundi! Pragu që ka arritur monedha

Rënia e kursit të këmbimit të euros vijoi me ritme të larta edhe sot.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të martën me 107.4 lekë, duke prekur një minimum të ri historik.

Rënia vjetore e euros ka arritur gjithashtu një nivel rekord, prej 10.6%. Vetëm në muajin e fundit, euro ka humbur 3.5% të vlerës në kursin e këmbimit me lekun.

Sipas agjentëve të këmbimit, rënia shpjegohet me ofertën shumë të lartë të valutës në treg.

Kjo ofertë përkon fillimin e sezonit turistik, por sigurisht jo me pikun e këtij sezoni, ndaj ndoshta vetëm turizmi nuk e shpjegon dot ofertën shumë të lartë valutore në treg.

Një hipotezë tjetër e lidhur me këtë periudhë të vitit mund të jetë edhe ndikimi i investimeve të shtetasve jorezidentë në tregun e pasurive të paluajtshme.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan se blerjet e pronave nga shtetasit e huaj vitin e kaluar arritën nivelin më të lartë historik.

Ato prekën e vlerën e 291 milionë eurove, me një rritje vjetore prej 52%.

Po ndodh...

ide