Investimet e Huaja Direkte arritën në 686 milionë euro, në rritje me 7.9%

Investimet e Huaja Direkte regjistruan rritje duke shënuar vlera të reja rekord për tremujorin e dytë dhe të gjithë 6-mujorin e parë të vitit 2023.
Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, për tremujorin e dytë, vlera e Investimeve të Huaja Direkte arriti në 379 milionë euro, në rritje me 12.5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Për të gjithë 6-mujorin e parë, vlera e përgjithshme e Investimeve të Huaja Direkte arriti në 686 milionë euro, me një rritje 7.9 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas BSH-së, rritja e Investimeve të Huaja Direkte është mbështetur nga shtimi i flukseve të reja dhe nga rritja e fitimeve të riinvestuara të investitorëve ekzistues.
51% e investimeve të huaja direkte ishin fitime të riinvestuara, ndërsa 49 % e totalit ishin injektime të reja të kapitalit.
Sipas BSH-së, flukset valutore hyrëse në formën e Investimeve të Huaja Direkte ishin të përqendruara në pasuri të paluajtshme, në masën 20 %, në sektorin e hidrokarbureve, në masën 17 %, në sektorin financiar, në masën 15 % dhe në energjetikë, në masën 9 % të totalit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
