IdentiTek njofton qytetarët: Nuk bëhen aplikime për dokumente biometrike në datën...
27 Dhjetor 2024, 15:07 / EKONOMI&SOCIALE

Shoqëria “IdentiTek” e prodhimit të dokumenteve të identitetit njofton se në datë 31 dhjetor, ditë e martë, nuk do të ketë aplikime për shtetasit.
Ky proces do të pezullohet vetëm për këtë datë, për shkak se do të kryhen inventarët vjetore në të gjitha zyrat e “IdentiTek”.
Shoqëria bën me dije se do të bëhet shpërndarja e dokumenteve të prodhuara, në intervalin kohor 08:00 – 10:00 të mëngjesit.
Punonjësit e zyrave të IdentiTek më pas do të angazhohen në realizimin e inventarit fizik dhe elektronik të dokumenteve.
Njoftimi ka për qëllim të orientojë shtetasit që mund të kenë urgjenca aplikimi, të mos presin ditën e fundit të vitit për të aplikuar.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

