Buxheti i 2026, Rama tregon kategoritë që do të përfitojnë rritje pagash nga viti i ardhshëm

19 Nëntor 2025, 11:39 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Buxheti i 2026, Rama tregon kategoritë që do të

Kryeministri Edi Rama ka treguar kategoritë që do të përfitojnë rritje të pagave duke nisur nga viti i ardhshëm.

Ai tha se rritje të pagave, sipas kategorive, do të prekin mësuesit, administratën, policët, mjekët dhe infermierët.

“Paga mesatare është 850 euro. Për herë të parë do të fusim indeksimin e pagës çdo dy vjet në administratë, që të mbështesim rritjen e standardeve të jetesës. Për të mbështetur punonjësit me paga të ulëta.

Kështu, si më poshtë 10 mijë e 500 punonjës shërbimi, do të përfitojnë rritje të pagave me 10 mijë lekë, specialistët 5 mijë lekë, mësuesit 3 mijë leke dhe për mjekët do të nisë vjetërsia në punë.

Pagën e infermierëve do ta çojnë në 92.500 lekë. Përveç indeksimit, do të rrisim pagat për punonjësit e policisë për 5 mijë lekë, po ashtu dhe për komisarët dhe nënkomisarët.

Flitet për taksa dhe barrë fiskale, por dua të shtoj se te biznesi i madh ne jemi vendi që ata që fitojnë më shumë i takson më shumë.”, tha ai.

 

Po ndodh...