Bankat fituan 210 mln euro në 2022-shin, rritje rekord me 25%

Bankat tregtare në vendin tonë kanë arritur fitime rekord në vitin 2022. 23.8 mld lekë, ose 210 mln euro është vlera e nxjerrë nga shoqata e bankave për fitimin e përbashkët të të 11 institucioneve bankare në vend, me rritje 25% në raport me vitin 2021.
Vlerësimet paraprake nga shoqata e bankave, tregojnë se kjo normë e lartë u ndikua nga zgjerimi i aktiveve dhe portofolit të kredisë, ruajtja e cilësisë së portofolit të huasë, por edhe nga efekti pozitiv, që solli rritja e shpejtë e normave të interesit.
Portofoli neto i kredisë, i matur gjithnjë me standardet IFRS, arriti në pothuajse 692 miliardë lekë, me rritje vjetore 6.8%. Ndërsa raporti i kredive të këqija ka qënë në nivelet më të ulëta historike, në masën 5%.
Rentabiliteti i sektorit bankar ka arritur nivele më të larta edhe në raport me periudhën para pandemisë, faktor që tregon ecurinë pozitive të sektorit, sidomos në dy vitet e fundit.
Sipas strukturës, 3 nga 11 banka kanë ndarë 70% të fitimeve vitin e kaluar, ndërsa vihet re se një grup bankash të përmasave të mesme kanë parë rritje të performancës në treg.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
