10 raste me zgjebe në Pogradec, 3 fëmijë në konviktin privat janë pozitiv

Shfaqet sëmundja e zgjebes në Pogradec. Në konviktin mbrapa meje ku marrin kujdes 4 fëmijë, 3 prej tyre kanë rezultuar me sëmundjen e zgjebes duke ngritur kështu një alarm në gjithë shkollat e Pogradecit.”
Ky fakt pranohet nga përgjegjësi i konviktit turk në Pogradec, Emiliano Kuqo, i cili shton se fëmijët që kanë rezultuar me këtë sëmundje janë karantinuar ndërkohë që presin të bëhet dezinsektimi i ambienteve.
“Këtë vit përsëri është shfaqur kjo sëmundje dhe e kanë zbuluar qendra shëndetësore në shkolla ku ndodheshin fëmijët. Pasi kemi marrë vesh lajmin, që tek fëmijët ndodhej kjo sëmundje, i çuam në mjeku, në ambientet tona kemi bërë dezinfektimin, praktikonin, pastrimi është bërë. Po presim dezinfektimin. Shpresoj të mbyllet me kaq”,-tha Emiliano Kuqo per Euronews Albania.
Nga komunikimi jashtë kamerave që Euronews Albania pati me mjekët e drejtorisë së shëndetit publik në Pogradec, pranohet prezenca e sëmundjes së zgjebes, ku dyshohen mbi 10 raste, e për këtë po kryhen kontrolle të imtësishme në shkollat e qytetit.
Zgjebja është një parazit i vogël dhe thuajse i padukshëm, i cili futet në lëkurë dhe e dëmton atë, e pa ashtu është ngjitës dhe merret përmes kontaktit fizik të ngushtë.
-
Aksident i 3-fishtë në Pogradec, plagosen tre persona
1 Nëntor, 17:51 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


