SHBA përcaktoi përfundimisht palët në luftë këtu në Shqipëri!

Në Shqipëri Edi Rama ka nisur fushatën elektorale dhe opozita po improvizon, sikur po bëhet gati për ta mundur në garën e 14 majit 2023 për bashkitë. Treshja Rama- Berisha- Metaj po sillen si në një situatë normale, por duket se nuk mendon kështu SHBA.
Nëpërmjet një intervistë te Zëri i Amerikës, Zëvendës- Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë Gabriel Escobar, i cili mbulon politikën amerikane për Ballkanin Perëndimor, u detyrua që të rikonfirmojë edhe një herë se në vendin tonë demokracia dhe shteti funksionar ligjorë, ka arritur kulmin e degradimit.
Korrupsioni i pushtetit të Rilindjes dhe “nongrata” e kryetarit të Partisë Demokratike të Rithemelimit, janë këtu mes nesh ndaj asnjë spektakël turnesh nëpër Shqipëri prej Ramës dhe asnjë cirk “primaresh” dhe aleancash me Metajn nga ana e Berishës, nuk e fsheh dot gangrenën.
Escobar ja bëri të qartë kryeministrit Rama se “ndërhyrjet” e ambasadores Yuri Kim në institucionet e drejtësisë si SPAK dhe Gjykata e Posaçme, janë politikë e Departamentit të Shtetit. Se nëse kryeministri i Shqipërisë është i acaruar dhe i nervozuar me ambasadoren, (Drejtësinë), atëherë ka punë me vetë SHBA-të.
Nga ana tjetër Escobar ju kujtoj edhe njëherë shqiptarëve dhe veçanërisht demokratëve dhe opozitarëve se Sali Berisha si individ dhe në krye të çdolloj partie apo grupimi politik, nuk ka asnjë lloj shansi që të njihet nga SHBA.
Madje ai shkoj edhe më tej duke theksuar se vendimi për nongratën e Berishën, nuk ishte politik por institucional dhe shqeto për çështje korrupsioni dhe si rrezik për demokracinë shqiptare dhe sigurinë e SHBA. Madje- madje shkoj akoma edhe më tej, duke u bërë thirrje institucioneve të Drejtësisë shqiptare që të merren urgjentisht me “Çështjen Berisha”, pasi provat janë.
Nuk harroj zoti Escobar që të theksojë në këtë intervistë, se SHBA i kanë aleatët e vetë brenda Partisë Demokratike dhe tashmë dihet se cilët janë.
Në këtë situatë Sali Berisha dhe Ilir Metaj firmosën këtë të mërkurë një marrëveshje, duke u tallur hapur jo vetëm me “bisedimet” mes Bardhit dhe Palokës por edhe me çdo demokrat që shpresonte deri më tani te “bashkimi”.
Panorama është e qartë; Sa më shumë që perëndimi lëshon silura ndaj pushtetit të Edi Ramës dhe “opozitës” Berisha- Metaj, aq më shumë të tre këta bashkohen në fatin e tyre. Po improvizojnë një betejë elektorale, sikur janë përballë njëri tjetrit “për jetë a vdekje”. Në fakt palët e vërteta në këtë proces historik që po ndodh në Shqipëri, i përcaktoi fare qartë Escobar në intervistën e fundit në VOA:
Qeveria e korruptuar Rama dhe opozita “non grata” Berisha- Metaj nga njëra anë, kurse Drejtësia, properëndimorët në PD dhe shqiptarët që kërkojnë fundit e tranzicionit janë në anën tjetër, ose më saktë përball tyre.
Kjo është beteja, revolucioni i vërtetë që po zhvillohet në Shqipëri, jo thirrja e dëshpëruar për protestën më të madhe në botë që bën Berisha dhe as pakti qesharak me Metajn, për kryetarin e këshillit bashkiak të Tiranës.
Do të ndodh shpejt apo vonë, kjo nuk ka shumë rëndësi. I qartë si drita e diellit dhe halli i treshes është vetëm procesi që ka nisur dhe nuk ka më kthim pas!/Alfapress.al
-
A e dini se çfarë del nga pllenimi i ujkut me delen?
20 Tetor, 12:45 -
Mos u mërzit Gone, Revolucioni vazhdon!
24 Tetor, 14:42 -
Dosjet e CEO-ve të SHPK-ve PS- PD- PL
22 Tetor, 13:55
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



