Zbardhet biseda në Vatikan, ja çfarë i kërkoi Zelensky presidentit Trump gjatë takimit kokë më kokë

30 Prill 2025, 23:58 / BOTA ALFA PRESS
Zbardhet biseda në Vatikan, ja çfarë i kërkoi Zelensky

Në takimin që patën në Vatikan në funeralin e Papa Françeskut, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Donald Trump të mbajë një qëndrim më të ashpër kundër Rusisë.

Zyrtarët e lartë amerikanë zbuluan se udhëheqësi ukrainas ishte në gjendje të ndikonte te Trump , i cili dukej se po afrohej me Vladimir Putinin.

Të dy presidentët ranë dakord të zhvillonin një takim të shkurtër, 15-minutësh kokë më kokë.

Biseda u zhvillua brenda Bazilikës së Shën Pjetrit,  ku të dy udhëheqësit diskutuan luftën Rusi-Ukrainë dhe përpjekjet e Amerikës për t’i dhënë fund asaj.

Dy burime thanë për median amerikane Axios se Zelensky i kishte kërkuar Presidentit Trump të mbante një qëndrim më të ashpër ndaj Putinit.

Udhëheqësi ukrainas thuhet gjithashtu se është tërhequr nga kërkesat e tij për një armëpushim pa kushte, i cili u propozua nga SHBA-të javë më parë, por u refuzua nga Kremlini.

Zelensky i tha Trump se ishte gati të bënte lëshime në një përpjekje për të sjellë paqe në kombin e tij të shkatërruar nga lufta, por kërkoi garanci të forta sigurie në këmbim.

Po ndodh...