Vdekja tragjike e 16-vjeçarit, viktimë e një mashtrimi me torturë seksuale me foto të gjeneruara nga AI

Në shkurt, Elijah “Eli” Heacock, 16 vjeç nga Glasgow, Kentucky, mori një mesazh kërcënues nga një person anonim që i dërgoi foto nudo të tij, të gjeneruara nga inteligjenca artificiale, dhe i kërkoi 3,000 dollarë në këmbim që të mos i shpërndante ato tek familja dhe miqtë.
Më 28 shkurt, Elijah u gjet i vdekur në spital nga një plagë e shkaktuar vetë me armë zjarri. Prindërit e tij zbuluan në telefonin e tij mesazhet kërcënuese dhe një sërë fotosh të ngarkuara, kuptohet se viktima ishte përballur me një torturë financiare dhe psikologjike.
Sipas FBI-së, kjo formë e torturës seksuale, ku viktimat kërcënohen për të dhënë para në këmbim të mos shpërndarjes së materialeve komprometuese – shpesh të gjeneruara në mënyrë artificiale – është rritur ndjeshëm dhe ka shkaktuar shumë vetëvrasje.
Prindërit e Elijah kërkojnë ndihmë për të luftuar këtë fenomen tragjik dhe shprehin dëshirën që asnjë familje tjetër të mos përjetojë dhimbjen që ata kanë kaluar.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
