
Trump: Shpresojmë që Rusia dhe Ukraina të bëjnë një marrëveshje paqeje këtë javë

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se ishte optimist për mbarimin e konfliktit në Ukrainë.
“Shpresojmë se Rusia dhe Ukraina do të bëjnë një marrëveshje këtë javë”, shkroi ai, me të gjitha shkronjat të mëdha, në rrjetin social Truth Social.
“Të dy do të fillojnë të bëjnë biznes të madh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat po lulëzojnë dhe do të pasurohen”, shtoi ai.
Trump kohët e fundit i bëri thirrje Ukrainës dhe Rusisë që të tregojnë gatishmëri për kompromis në luftën që Rusia filloi kur nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës më shumë se tre vjet më parë.
Qeveria e SHBA e bëri të qartë se përndryshe mund të ndalonte përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.
Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të shtunën një armëpushim të shkurtër për festën e Pashkëve, por të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën se nuk janë përmbajtur nga sulmet.
Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pranoi se të paktën nuk kishte pasur sulme ajrore dhe të dielën sugjeroi që çdo sulm duke përdorur drone dhe raketa me rreze të gjatë veprimi në infrastrukturën civile duhet të ndërpritet për një periudhë prej të paktën 30 ditësh.
-
Horoskopi Ditor E Hënë 21 Prill 2025
21 Prill, 07:37
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128