SHBA kërkon nga Italia të bëhet anëtare themeluese e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën

24 Janar 2026, 13:48 / BOTA ALFA PRESS

SHBA kërkon nga Italia të bëhet anëtare themeluese e

Shtetet e Bashkuara thuhet se i kanë propozuar Italisë, duke shfrytëzuar lidhjen e ngushtë të Donald Trump me kryeministren Giorgia Meloni, të bëhet anëtare themeluese e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën.

Sipas Bloomberg News, i cili citon burime të njohura me bisedimet, kjo do të nënkuptonte një përpjekje të koordinuar ndërkombëtare për stabilizimin e rajonit pas tensioneve të vazhdueshme.

Kjo propozim i Uashingtonit ndaj Romës thekson rëndësinë që i jepet ndërhyrjes ndërkombëtare kolektive në zona të vështira si Gaza.

Vlen të përmendet se para disa ditësh, Meloni kishte sqaruar se Italia nuk mund të marrë pjesë menjëherë në Këshillin e Paqes të Trump, duke iu referuar çështjeve kushtetuese.

Po ndodh...

ide