Rusia godet periferinë e Kievit, 1 viktimë dhe 11 të plagosur
30 Nëntor 2025, 10:48 / BOTA

Të paktën një person ka humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve ajrore ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Lajmi u konfirmua nga komanda ushtarake e qytetit.
Sulmet goditën zonën Vyshhorod, në veri të kryeqytetit, ku një kompleks banimi u përfshi nga flakët. Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit u nisën menjëherë drejt vendngjarjes për të ndihmuar banorët dhe për të vënë zjarrin nën kontroll.
Sipas autoriteteve, gjashtë nga të plagosurit janë dërguar në spital, mes tyre edhe një fëmijë.
Forcat ukrainase raportojnë se ofensiva ruse ka vijuar me intensitet gjatë ditëve të fundit, duke goditur zona të banuara dhe objekte civile.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
