Protestat në Greqi/ Pika kufitare e Kakavijës ende e bllokuar, fermerët paralajmërojnë përshkallëzime

1 Dhjetor 2025, 22:35 / BOTA ALFA PRESS

Protestat në Greqi/ Pika kufitare e Kakavijës ende e bllokuar,

Pika kufitare e Kakavijës vijon të jetë e mbyllur për shkak të protestës së fermerëve grekë, që ka nisur prej ditës së djeshme.

Raportohet se këtë të hënë protesta e fermerëve grekë po bëhet në Kallpaq, ku kryqëzohen rrugët e dy pikave të kalimit Kufitar Kakavijë e Tre Ura.

Fermerët kërkojnë nga qeveria e Greqisë fonde, teksa theksojnë se fondet e Bashkimit Europian që duhej tu jepeshin janë shpërdoruar.

Ata kanë paralajmëruar se nëse s’do të ketë bisedime do të ketë bllokime në të gjithë territorin grek, raportojnë mediat e huaja.

Po ndodh...