Po ktheheshin nga Festivali Kombëtar i Sporteve, por u përfshinë në aksident, vdesin 22 sportistë dhe zyrtarë
Një aksident tragjik, ka marrë jetën e 22 sportistëve dhe zyrtarëve në Nigeri. Aksidenti ndodhi teksa viktimat ishin duke u kthyer nga Festivali Kombëtar i Sporteve të vendit.
Sipas deklaratës së lëshuar nga zyra e qeverisë, pati dhe të plagosur, por ende nuk dihet numri i saktë i tyre. Dyshohet se shkak është bërë lodhja e shoferit dhe shpejtësia e lartë.
Atletët e vrarë në aksident po ktheheshin në shtëpi pasi “e kishin përfaqësuar shtetin e tyre me nderim”, tha Komisioni Kombëtar i Sportit (NSC) i Nigerisë në një deklaratë të postuar në Instagram.
Festivali i 22-të Kombëtar i Sporteve i Nigerisë u mbajt në shtetin Ogun në jugperëndim të vendit, sipas NSC-së. Pas 11 ditësh aktivitetesh, gara mbajti ceremoninë e mbylljes të enjten, tha NSC.
E hëna do të jetë një ditë zie.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
