Përfundon protesta në sheshin e Shkupit, qindra qytetarë ndezën qirinjë dhe mbajtën 16 minuta heshtje për tragjedinë në Koçan

Me 16 minuta heshtje dhe me drita të telefonave në duar, qindra protestues u mblodhën në sheshin e Shkupit mbrëmjen e kësaj të marte, në protestën e organizuar për shkak të tragjedisë me 59 viktima në Koçan orët e para të 16 marsit.
Protesta ishte e qetë dhe në heshtje dhe pa fjalime.
Gjithashtu në njërin nga paralajmërimet e protestës thuhej se do të protestohet edhe me bllokim rrugësh por jo në këto ditë kritike.
Në Maqedoninë e Veriut flamujt u ulën në gjysmështizë në ditën e parë të 7 ditëve të zisë kombëtare.
Ndërkohë, që prej pasdites së të hënës, në vend nisën protestat e qytetarëve të indinjuar me ngjarjen.
Në Koçan u zhvilluan disa protesta.
Protestues marshuan përpara prokurorisë dhe gjykatës së qytetit ndërsa në zemërim e sipër dhjetra prej tyre ndaluan përpara një prej lokaleve në pronësi të të njëjtit person që kishte klubin e natës ku ndodhi tragjedia.
Ata shkatërruan pjesën më të madhe të lokalit dhe një automjet që pretendohej se i përkiste të njëjtit person.
59 të rinjtë humbën jetën pas zjarrit masiv në diskotekën "Koçan Puls" ndërsa 155 të plagosur po vijojnë të marrin trajtim mjekësor në spitalet e zonës së Koçanit, por dhe shtete të tjera.
20 prej tyre janë raportuar në gjendje më të rëndë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





