Miliarderi francez nën hetim për financim të paligjshëm të partisë së Le Pen

11 Korrik 2025, 22:52 / BOTA ALFA PRESS

Miliarderi francez nën hetim për financim të paligjshëm

Një miliarder francez është marrë në pyetje nga autoritetet si pjesë e një hetimi mbi parregullsitë në financimin e fushatës së partisë më të madhe të ekstremit të djathtë në Francë.

Sipas Politico, Pierre-Edouard Sterrin ka dhënë deklaratë qershor 2024.

Marrja në pyetje u zhvillua si pjesë e një hetimi mbi kreditë prej 1.8 milion eurosh për kandidatët e Tubimit Kombëtar për të mbuluar shpenzimet e fushatës për zgjedhjet bashkiake të vitit 2020 dhe zgjedhjet rajonale të vitit 2021, në qytete të mëdha si Lioni dhe Nisa. 

Autoritetet franceze po hetojnë nëse ka prova të mjaftueshme për të ndjekur penalisht akuzat që përfshijnë pastrim parash dhe aktivitete të paligjshme bankare.

Çështja ka qenë e hapur që nga janari i vitit 2021 dhe u raportua për herë të parë nga gazeta Le Monde. Gjithashtu një zëdhënës i Sterne konfirmoi për Politico se miliarderi ishte marrë në pyetje, por mohoi çdo shkelje. 

"Pierre-Édouard Sterne nuk ka marrë kurrë pjesë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në financim të paligjshëm të fushatave. Kreditë, të cilat u dhanë në kapacitet personal, u strukturuan nga një specialist i financave politike dhe u deklaruan siç duhet," tha zyra e tij në një deklaratë.

Ligji francez u lejon individëve të kontribuojnë financiarisht në fushatat zgjedhore, por kjo praktikë i nënshtrohet kufizimeve të rrepta.

Ata lejohen të japin hua para, por jo ta bëjnë këtë rregullisht.

Vetëm këtë javë, selia e partisë në Paris u kontrollua nga autoritetet në një rast që përfshinte kredi potencialisht të paligjshme gjatë fushatës zgjedhore presidenciale të vitit 2022, zgjedhjeve parlamentare pasuese dhe zgjedhjeve evropiane të vitit 2024.

 

Po ndodh...