Farsa që shitet si betejë!
Nga Osman Stafa

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump mes batutave tha se do të donte të ishte Papa i ardhshëm. “Do të doja të isha Papë. Kjo do të ishte zgjedhja ime numër një”, tha Kreu i Shtëpisë së Bardhë duke qeshur.
Më tej Trump vazhdoi duke thënë se nuk kishte një preferencë se kush duhet të ishte Papa i ri, por sugjeroi që Timothy Dolan, Kryepeshkopi i Nju Jorkut, mund të ishte një zgjedhje e mirë.
“Nuk e di. Nuk kam ndonjë preferencë,” tha ai. “Por duhet të them se kemi një kardinal nga një vend i quajtur Nju Jork i cili është shumë i mirë, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë.”
Kardinalët do të takohen javën e ardhshme në një konklavë të fshehtë për të zgjedhur kreun e ri të Kishës Katolike pas vdekjes së Papa Françeskut.