Kaos pas vrasjes së “El Mencho”, bllokohen rrugët, digjen mjetet dhe ngrihen barrikada në Meksikë

22 Shkurt 2026, 21:43 / BOTA ALFA PRESS

Kaos pas vrasjes së “El Mencho”, bllokohen rrugët, digjen

Tymi u pa të ngrihej mbi disa zona të Puerto Vallarta, në shtetin meksikan të Jalisco, pas raportimeve për sulme dhe ngritje pikash kontrolli nga anëtarë të Jalisco New Generation Cartel (CJNG).

Ngjarjet vijnë pas eliminimit të liderit të kartelit, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”. Sipas raportimeve fillestare, grupe të armatosura bllokuan rrugë kryesore, dogjën automjete dhe ngritën barrikada në disa pika strategjike të qytetit turistik, në një shfaqje force pas humbjes së udhëheqësit të tyre.

Autoritetet meksikane kanë shtuar praninë e forcave të sigurisë në zonë, ndërsa situata mbetet e tensionuar. Analistët paralajmërojnë se pas vdekjes së “El Mencho”, priten përplasje të brendshme për kontrollin e organizatës, si dhe një valë e re dhune mes fraksioneve rivale dhe forcave shtetërore.



Po ndodh...