Itali/ Tenton vetëvrasjen profesori që kërcënoi vajzën e Giorgia Melonit

Mësuesi i shkollës së mesme italiane Stefano Anteo , i cili ditët e fundit kishte postuar një mesazh ekstrem në internet duke synuar vajzën e kryeministrit Giorgia Meloni, ka tentuar vetëvrasjen. Sipas informacioneve të deritanishme, ai ka pirë një sasi të madhe alkooli së bashku me pilula, por jeta e tij nuk është në rrezik .
Në postimin e tij, mësuesi kishte shkruar se “dëshiron që vajza e Melonit të ketë të njëjtin fund si Martina Carbonaro”. Kjo është adoleshentja katërmbëdhjetë vjeçare që u vra një javë më parë nga ish-i dashuri i saj.
Ky sulm ekstrem nga Anteo u dënua nga të gjitha forcat politike italiane dhe menjëherë u aktivizua një procedurë për ta referuar atë në një provim administrativ të betuar nga Ministria italiane e Arsimit.
Dje, mësuesi 65-vjeçar i gjermanishtes kishte kërkuar të takohej me Melonin “për ta përqafuar dhe për t’i kërkuar falje”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





