Sulmi në Magdeburg, çfarë dihet deri tani? Autori i aktit terrorist paralajmëronte: Ne do të vdesim ose shkojmë në burg me krenari, nëse…

Pesë persona, duke përfshirë një fëmijë të vogël, kanë vdekur pasi një makinë përplasi një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh në qytetin lindor të Gjermanisë, Magdeburg. Zyrtarët lokalë e përshkruajnë sulmin si terrorist.
Më shumë se 200 njerëz u plagosën në sulm, 40 prej të cilëve janë në gjendje kritike.
Policia ka arrestuar një mjek 50-vjeçar nga Arabia Saudite, i cili besohet se është përgjegjës për sulmin, sipas kryeministrit të landit, Reiner Haseloff.
Kancelari Olaf Scholz e përshkroi sulmin vdekjeprurës në Magdeburg si një “akt të tmerrshëm, të çmendur”. Ai tha se “nuk ka vend më të qetë dhe më të gëzuar se një treg Krishtlindjesh”, ku njerëzit shkojnë me miqtë dhe familjen, për të kërkuar pak meditim dhe gëzim.
Udhëheqësi i shtetit të Saksonisë Anhalt, Reiner Haseloff e përshkruan skenën si “një incident të paimagjinueshëm”. Haselhof thotë se shkalla e sulmit është shumë më e madhe se sa mendohej më parë, me numrin e të vdekurve që është rritur dhe gjithashtu rritjen e numrit të të plagosurve.
Fluksi i refugjatëve i vitit 2015 ushqeu partinë e re të atëhershme, AfD, një forcë populiste anti-islamike, anti-imigruese, e cila ka shfrytëzuar me sukses frikën e disa gjermanëve, për të rritur profilin e saj dhe për të fituar mbështetje. Taleb A ka shprehur mbështetjen e tij për AfD, duke ripostuar disa nga postimet e saj anti-islame dhe duke shprehur simpati për disa nga zërat anti-imigrantë që janë të lidhur me partinë.
Para sulmit, Taleb A pretendoi në qindra postime në llogarinë e tij X se kishte një komplot nga autoritetet gjermane kundër refugjatëve sauditë. Ai gjithashtu bëri referenca të shpeshta për “operacionet sekrete”. Ai pranoi hapur urrejtjen e tij për Islamin dhe tha se kërkonte hakmarrje për faktin se Gjermania, siç pretendonte ai, donte të ‘islamizonte’ Evropën.
Në një nga postimet e tij në X nga 13 gushti, ai shkruante në arabisht: “Ju siguroj: nëse Gjermania dëshiron luftë, ne do ta bëjmë atë. Nëse Gjermania dëshiron të na vrasë, ne do t’i therim, do të vdesim ose do të shkojmë me krenari në burg.”
Në një postim tjetër në maj, ai ka shkruar se pret të vdesë këtë vit. Më tej ai pretendon se autoritetet gjermane janë të korruptuara, duke shtuar: “Do të kërkoj drejtësi me çdo kusht”.
Ka raporte, duke cituar autoritetet e Arabisë Saudite, se shërbimet e sigurisë atje kishin paralajmëruar autoritetet gjermane në disa raste për sulmuesin dhe pikëpamjet e tij ekstremiste.
Një pikë kthese për Taleb A mund të ketë qenë miratimi i kërkesës së tij për azil në vitin 2016. Pikërisht atëherë ai bëri publik faktin se ka hequr dorë nga besimi i tij si mysliman. Ai tha se kishte kthyer familjen dhe miqtë e tij kundër, si dhe shumë pacientë të tij.
Ai gjithashtu hapi llogarinë e tij në atë që atëherë ishte Twitter dhe filloi të denonconte publikisht Islamin.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
