Tërmeti i fortë godet Kinën, ja ku ishte epiqendra

4 Dhjetor 2025, 16:13 / BOTA ALFA PRESS

Tërmeti i fortë godet Kinën, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Kinën ditën e sotme, ndërsa nuk raportohen të dhëna për dëme në njerëz dhe ato materiale, pasi informacioni mbetet ende i rezervuar nga autoritetet.

Lëkundjet sizmike raportohen me një magnitudë 6.0 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte rajoni Xinjiang, në veriperëndim të Kinës.

Ky rajon kufizohet me Kirgistanin. Lëkundjet u regjistruan në orën 03:44 pasdite me orën lokale kineze.

Ai kishte thellësi prej 10 kilometrash, sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve të Kinës (CENC).

 

Po ndodh...