Hije të një skandali në Greqi/ Verifikim të 500 mln eurove të BE për sahatët e ujit

1 Dhjetor 2025, 20:08 / BOTA ALFA PRESS

Hije të një skandali në Greqi/ Verifikim të 500 mln eurove

Pas skandalit të fondeve për bujqësinë, në Greqi po merr formë një tjetër çështje po aq madhore. Mediat raportojnë për nisjen e një verifikimi nga Autoriteti Kombëtar i Transparencës të përdorimit të fondeve të BE-së për instalimin e matësave integjentë të ujit.


Rasti ndërohë po hetohet nga Autoriteti i Konkurencës dhe Zyra e Prokurorit të BE-së në Athinë, tek i cili është dorëzuar një dosje e madhe ankesash.


Bëhet fjalë për 500 milionë euro të shpërndarë në 55 projekte të miratuara me një buxhet mesatar 9 milionë euro/projekti.

Sipas pretendimeve të ngritura projektet mund të kenë qenë me kosto shumë të fryra, pasi sipas të dhënave matësat inteligjentë janë blerë me çmime 700% mbi ato të tregut.

Në disa raste nuk ka patur as studime teknike, teksa në një rast në ishujt Ciklade, një soft u ble për 2 milionë dollarë.

 

 

Po ndodh...