Bullgaria regjistron rastin e parë të kolerës në mbi 100 vjet
Bullgaria ka regjistruar rastin e parë të kolerës, i cili u bë i pari në më shumë se 100 vjet, tha mbikëqyrësi kombëtar i shëndetit publik.
Raporti zyrtar i mbikëqyrësit tha se një 23-vjeçar indian, i cili banon në Bullgari, ishte shtruar në spital me diarre akute në Sofje. Nga data 13 gusht deri më 2 shtator, ai ishte në Indi dhe u sëmur pasi u kthye në kryeqytetin bullgar. Diagnoza e infeksionit vdekjeprurës u konfirmua nga testet laboratorike.
Një person tjetër që ka qenë në kontakt me pacientin është izoluar gjithashtu. Të dy pacientët janë në gjendje të qendrueshme. Spitali ka vendosur procedura të rrepta anti-epidemike dhe po kryen masa dezinfektuese.
Rasti i mëparshëm i kolerës ishte regjistruar në Bullgari në vitin 1921.
Kolera është një sëmundje jashtëzakonisht serioze e shkaktuar nga bakteri Vibrio cholerae dhe përhapet përmes ushqimit ose ujit të kontaminuar.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
Sikur Berisha të mos kishte ‘Mizën nën Kësulë’
A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128