Arrestimi dhe lirimi i Federica Mogherinit, çfarë dëshmoi 10 orë në Prokurorinë Europiane

Federica Mogherini, ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, u mor në pyetje për dhjetë orë nga Zyra e Prokurorit Publik Europian në Bruksel për menaxhimin e Akademisë Diplomatike Europiane në Kolegjit e Evropës në Bruges.
Pas marrjes në pyetje, Mogherini u lirua dhe mori pasaportën, duke mundësuar lëvizje të lirë brenda dhe jashtë Belgjikës.
Hetimi përfshin gjithashtu dy të tjerë italianë: ambasadorin Stefano Sannino, sekretar i përgjithshëm i EEAS, dhe Cesare Zegretti, menaxher i Kolegjit.
Sipas akuzës, Sannino mund të ketë dhënë informacion të parakohshëm për tenderin, duke favorizuar Kolegjit.
Mogherini ka kundërshtuar çdo pretendim, duke theksuar “të gjitha informacionet ishin publike dhe procedura ishte plotësisht transparente. Nuk ka pasur privilegje apo qasje në informacione konfidenciale. Blerja e ndërtesës në Spanjaardstraat, me vlerë 3,2 milionë euro, ishte vendim i qartë dhe i domosdoshëm, pa nevojë për informacion të veçantë”.
Akademia Diplomatike është tashmë operacionale në Kolegj, me një marrëveshje katërvjeçare (2024-2028) që i beson menaxhimin Mogherinit dhe Kolegjit.
Projekti ka një vlerë totale afërsisht një milion euro, me rreth 700 mijë euro të destinuara direkt për Bruges, duke përfshirë studime fizibiliteti dhe aktivitete trajnimi.
Mogherini ka mbrojtur çdo hap të procesit, duke nënvizuar se qëllimi kryesor ishte krijimi i një klase më të mirë diplomatike për Bashkimin Evropian.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

